Tritoli në garzhdin në Lezhë, kush është pronari i “Benz”-it ku shpërtheu lëna plasëse
pamje nga 'Benzi' LEZHË-Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnate në një garazh në Lezhë. Lënda plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”, në pronësi të Aleksandër Ndojës. Ky i fundit rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa në vitin 2022 është proceduar për kundërshtim të forcave të policisë, përndjekje dhe shkelje të masës së arrestit shtëpiak. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:50, në një garazh pranë zonës së “Mileniumit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë...
Burimi:
zeri.ai