Tritol në Vlorë, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës

Tritol në Vlorë, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës

Një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit të administratorit të njësisë administrative Shushicë, Igli Bimaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të së hënës, në fshatin Llakatund. Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.