Tritol dyqanit të luleve në Tiranë, lënda eksploziv shpërtheu në tarracë, identifikohet autori

Tritol dyqanit të luleve në Tiranë, lënda eksploziv shpërtheu në tarracë, identifikohet autori

TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lënda eksploziv është hedhur dhe ka shpërthyer në tarracën e një dyqani lulesh  rreth orës 02:45, në Tufinë. Dyqani është në pronësi të një 65-vjeçari, ndërsa raportohet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se është identifikimi i autori i dyshuar, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga veprimet hetimore të kryera...