“Trilogji kosovare në dy pjesë” vjen premierë më 7 nëntor në Prizren

“Trilogji kosovare në dy pjesë” vjen premierë më 7 nëntor në Prizren

Qendra Multimedia dhe Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren sjellin premierën e shfaqjes “Trilogji kosovare në dy pjesë”, me regji të Blerta Nezirajt dhe tekst të Jeton Nezirajt. Shfaqja do të prezantohet më 7 nëntor 2026, në orën 20:00, në kuadër të edicionit special të Kosovo Theatre Showcase 2026. E konceptuar si komedi teatrore, shfaqja përdor absurditetin, satirën dhe humorin për të shqyrtuar marrëdhënien e Kosovës me Evropën, duke vënë në pikëpyetje idealizimin e saj dhe kontradiktat ndërmjet vlerave që proklamon dhe realitetit politik e shoqëror. Përmes një qasjeje kritike, vepra trajton hierarkitë, përjashtimin dhe përpjekjet për njohje, vlerësim dhe dukshmëri. Këto çështje shtjellohen jo vetëm në raportin ndërmjet Kosovës dhe Evropës, por edhe brenda vetë skenës teatrore evropiane. Në shfaqje interpretojnë Adrian Morina,...