Tregim nga Gabriel Garcia Marquez: Diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur
Tregim nga Gabriel Garcia Marquez Imagjinoni një fshat shumë të vogël në të cilin jeton edhe një zonjë e moshuar me dy fëmijë: një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 14 vjeçe. Nëna është duke u shtruar sillën bijve të vet, por në fytyrë ka njëfarë shqetësimi. Fëmijët e pyetën se çfarë i kishte ndodhur dhe ajo u përgjigj:– Nuk e di, por sot jam zgjuar me parandjenjën se diçka shumë e rëndë ka për të ndodhur në këtë fshat.Ata qeshën me ato që tha nëna e tyre. Sipas tyre këto qenkëshin parandjenja pleqsh, gjëra që diheshin. Djali shkoi të luante bilardo dhe në çastin që do të godiste një gur, ishte një karambol fare i thjeshtë, lojtari tjetër i thotë:– Unë vë bast një...
Burimi:
kultplus.com