Trazirat në vend, presidenti Begaj: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar, mbetem i hapur për këdo që kërkon dialog

Trazirat në vend, presidenti Begaj: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar, mbetem i hapur për këdo që kërkon dialog

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar për protestat dhe aktet e dhunës të shënuara, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe dialog mes palëve. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit thekson se zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve, të cilët i cilëson si shpresën dhe të ardhmen e vendit. Megjithatë, ai nënvizon se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pasi dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike. “Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, shprehet Begaj, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog në këto momente. Mesazh i plotë nga presidenti Bajram Begaj Të dashur qytetarë,Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve....