Trazirat në ndeshjen me Egnatian, Disiplina nuk kursen Vllazninë. Gjobë dhe pezullim shembullor për Gurishtën
Komisioni i Disiplinës njoftoi para pak çastesh vendimet e marra në lidhje me shkeljet e bëra gjatë kësaj jave. Bie në sy dënimi i liderit të Vllaznisë me 6 ndeshje pezullim, pasi goditi me grusht kapitenin e Egnatias, Albano Aleksin. Nuk mungon as gjoba për sjelljen jokorrekte të tifozëve shkodranë. VENDIMET – KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti....
Burimi:
top-channel.tv