Trashëgimia artistike e David Bowie prezantohet në një ekspozitë të re në Dundee
Jeta, krijimtaria dhe lidhja e veçantë e David Bowie me publikun skocez po rikthehen në vëmendje përmes një ekspozite të re në muzeun V&A Dundee, në Skoci. Ekspozita, e titulluar “David Bowie: On Tour”, sjell për herë të parë para publikut një përzgjedhje objektesh personale nga arkivi i muzikantit, duke përfshirë fotografi, kostume, dokumente dhe materiale që dëshmojnë rrugëtimin e tij artistik. Ekspozita përmban rreth 100 objekte të përzgjedhura nga një arkiv prej 90 mijë materialesh, i cili u ble nga muzeu V&A në Londër në vitin 2023. Shumë prej tyre nuk janë ekspozuar më parë, duke u ofruar vizitorëve një vështrim më intim mbi mënyrën se si Bowie mendonte, krijonte dhe vazhdimisht e rindërtonte identitetin e tij artistik. Ndër objektet e prezantuara janë saksofoni...
Burimi:
kultplus.com