Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit
Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pas një operacioni gjatë transportimit të 15 emigrantëve të paligjshëm në Korçë. Operacioni filloi që prej fshatit Kapshticë të Devollit dhe përfundoi në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy mjete tip Audi Q7 në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm. Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit. Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit. Aty janë përballur me postbllokun duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas përplasjes, ata kanë...
Burimi:
gijotina.com