Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, zbulohen shifrat e Wirtz te Liverpool
👁9198
Florian Wirtz do të jetë lojtar i Liverpool-it, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e mesfushorit ofensiv. Marrëveshja është mbyllur për një shumë totale prej 150 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset, çka e bën këtë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit nga “Anfield”. Liverpool kishte bërë më parë përpjekje për të ulur çmimin, duke ofruar rreth 130 milionë euro, por në fund ka pranuar kërkesën e klubit gjerman. Klubi anglez kishte arritur paraprakisht akord me vetë lojtarin për kushtet personale. Tashmë priten testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës për të bërë zyrtar...