Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Transferimi i Laçit në Turqi kushtoi 1 mln euro, për Brojën shkon në 4 numri i klubeve të interesuara
Adriatik BALLA Qazim Laçi, mesfushori energjik i përfaqësueses tonë, mbrëmjen e dy ditëve më parë kompletoi lëvizjen e tij nga Çekia në Turqi, pasi la Spartën e Pragës dhe zgjodhi të luajë për klubin turk Rizespor. “Qazim Laçi vendosi ta vazhdojë karrierën te Rizespor në Turqi. Klubi i Superligës turke ka paguar 800 mijë euro te Sparta e Pragës. Mesfushori i Kombëtares ishte pjesë e çekëve nga janari i vitit 2023. Gjatë kësaj kohe luajtur 113 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi 18 të tjerë. Laçi do e ketë për herë të parë eksperiencën në Turqi. 29-vjeçari ka luajtur...