Transferimi i Erion Veliajt në Fier, Drejtoria e Burgjeve: Urdhëri është ”sekret shtetëror”
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, duke bërë të ditur se urdhri është klasifikuar “sekret shtetëror” dhe se për lëvizjen është njoftuar edhe prokuroria. Sipas njoftimit, transferimi u krye për arsye sigurie dhe për mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare. Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u vendos fillimisht në sektorin e observimit më 28 tetor, ndërsa një ditë më pas, pas vlerësimit individual, u sistemua në institucion. Drejtoria bëri të ditur gjithashtu se nga 16 deri më 27 tetor janë kryer 24 transferime të tjera, në përputhje me kuadrin ligjor. Njoftimi i plotë Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës. Transferimi i...
Burimi:
kohajone.com