Trajtim i posaçëm financiar për artistët performues, hidhet për konsultim publik pr/ligji

Trajtim i posaçëm financiar për artistët performues, hidhet për konsultim publik pr/ligji

Artistët performues do të kenë tashmë një trajtim të posaçëm financiar, pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike deri në përfitimin e pensionit. Këtë synon projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, i cili parashikon krijimin e një skeme të posaçme dhe të unifikuar të trajtimitfinanciar për kategoritë e artistëve performues. Projektligji “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes sëveprimtarisë artistike skenike” ka për qëllim përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për përfitimin e një trajtimi financiar të posaçëm nga punonjësit që kanë ushtruar profesione artistike performuese në institucionet publike të artit dhe kulturës. Ky trajtim financiar do të përfitohet pas përfundimit të marrëdhënies së punës dhe të veprimtarisë së tyre profesionale skenike dhe deri në lindjen e së...