Trajnim për ndihmën e Parë dhe Urgjencën Mjekësore – BLSD. FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

Trajnim për ndihmën e Parë dhe Urgjencën Mjekësore – BLSD. FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

3 Nëntor 2026 19:14 Telesport Federata e Futbollit vijon angazhimin për rritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale të specialistëve që kontribuojnë në futbollin shqiptar. Në kuadër të Kursit të Mjekësisë Sportive, në datat 18–19 nëntor 2026 do të zhvillohet trajnimi për Ndihmën e Parë dhe Urgjencën Mjekësore – BLSD, me fokus njohjen dhe zbatimin e procedurave të ndërhyrjes në raste emergjente. Trajnimi do të drejtohet nga Dr. Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, i cili do të ndajë ekspertizën dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të FSHF-së për të forcuar përgatitjen e profesionistëve të mjekësisë sportive, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sigurisë dhe shëndetit të futbollistëve gjatë aktiviteteve stërvitore dhe ndeshjeve.