Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Trajneri Silvinjo ndjek nga afër Enea Mihajn ndeshjen Porto – Famalicao
👁10025
Në vijim të punës së vëzhgimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane, trajneri Silvinjo ishte i pranishëm mbrëmjen e së premtes në ndeshjen Porto – Famalicao, e vlefshme për kampionatin portugez. Trajneri brazilian ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares, Enea Mihaj, i cili është pjesë e Famalicaos. Mihaj luajti për 90 minuta të plota dhe ishte graduar kapiten i skuadrës në këtë takim. Trajneri Silvinjo do të vijojë turin e tij në disa vende të Europës, teksa stafi teknik po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror.