Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin
Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka deklaruar se sulmuesi Mirlind Daku nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual në skuadër dhe synon të ketë një rol më të rëndësishëm në repartin ofensiv. “Daku është një futbollist dhe golashënues shumë cilësor. Na duhej një lojtar i tillë, i uritur për gola, agresiv dhe, në njëfarë mënyre, egoist, që dëshiron të jetë gjithmonë më i rrezikshmi në fushë. Pres shumë prej tij. E shoh që në asnjë mënyrë nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë numri një në sulm”, deklaroi Romanov. 28-vjeçari shqiptar u transferua te Spartaku pas tre sezonesh te Rubin Kazan, ku ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në secilin...
Burimi:
javanews.al