Tragjike në Delvinë/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

Tragjike në Delvinë/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në Delvinë, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga, është përmbysur edhe ka zënë poshtë një 75 vjeçar. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në fshatin Menkulas të Delvinës. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me inicialet H. L. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë aksidentit.