Tragjedia në Vaun e Dejës, reagon Urgjenca: Ambulanca kishte defekt teknik, ndihma u nis nga Shkodra!
Në foto dy viktimat VAU I DEJËS- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka reaguar lidhur me ngjaren tragjike të 29 gushtit, ku në fshatin Karmë të Vaut të Dejës humbën jetën dy persona pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Në reagimin zyrtar, QKUM sqaron se thirrja në urgjencë për rastin e parë ka mbërritur në orën 18:03, por në atë moment ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Sakaq, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44. Më tej, Qendra e Urgjencës thekson se pak minuta më vonë ka mbërritur thirrja për rastin e dytë, ku sipas vlerësimit fillestar personi rezultonte pa shenja jete. Në përfundim të reagimit, Urgjenca Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë,...
Burimi:
zeri.ai