Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedia në Gjirokastër/ Zbardhen të dhënat e para për vetëvrasjen e 15-vjeçarit: Nuk ka shenja bullizmi
👁4395
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 20 prill, ku një 15-vjeçar, V.P., u gjet i vetëvarur pranë banesës së tij në fshatin Valare. Sipas njoftimit zyrtar, sapo ngjarja u raportua nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë u ngrit menjëherë një grup hetimor, ku morën pjesë prokurori i seksionit për të mitur dhe prokurori i gatshëm. Hetimet e para kanë përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor, sekuestrimin dhe analizimin e telefonit, kompjuterëve dhe materialeve shkollore të të...