Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Federata e Futbollit merr vendimin e papritur, shtyhen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit!
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur të shtyjë të gjitha 24 ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit, të planifikuara për t’u zhvilluar këtë të mërkurë në Spanjë. Vendimi është marrë pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në provincën e Toledos, një ngjarje tragjike që ka tronditur vendin. Sipas federatës, shtyrja e ndeshjeve të planifikuara gjatë ditës dhe në mbrëmje është një shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat e aksidentit dhe familjet e tyre. RFEF ka bërë të ditur se datat e reja të zhvillimit të takimeve dhe oraret përfundimtare do të njoftohen në ditët në vijim. Mes skuadrave që pritej të nisnin rrugëtimin në këtë edicion të Kupës së Mbretit ishin edhe ekipet e La Ligës, si...
Burimi:
javanews.al