Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 59-vjeçari Saim Myrtaj ka humbur jetën pasi ka rënë nga skela e një kantieri ndërtimi në zonën e Rivabellës në Rimini. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të së hënës, ndërsa Prokuroria lokale ka hapur tashmë një hetim për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia. Sipas rindërtimit paraprak, Myrtaj ndodhej i vetëm në nivelin e dytë të një skele të vendosur përgjatë fasadës së një pallati dykatësh ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje. Ai dyshohet se ka rënë përmes një hapësire të platformës që shërbente për kalimin e shkallës nga një nivel në tjetrin, duke përfunduar pas një rënieje prej disa metrash në tarracën e një apartamenti në katin e parë. Alarmi u dha nga...