Tragjedi në futboll/ Zbardhet aksidenti i tmerrshëm ku humbi jetën ylli i Liverpoolit

Tragjedi në futboll/ Zbardhet aksidenti i tmerrshëm ku humbi jetën ylli i Liverpoolit

Një lajm tragjik ka goditur botën e futbollit. Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André – gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar – doli nga rruga dhe përfundoi në flakë, shkruan Marca. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas...
Burimi: Sot.com.al