Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri/ Gjykata e Kukësit vendos masën e sigurisë për dy të arrestuarit
Të dy u arrestuan nga Policia e Kukësit të premten, më 4 korrik, në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, nën akuzën për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki. Sipas hetimeve paraprake, Qenaj dhe Mallaki, banues në Prizren, trafikonin armë përmes kufirit jeshil me qëllim shitjen e tyre në territorin shqiptar. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan 8 armë...