Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona, 2 shpallen në kërkim

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona, 2 shpallen në kërkim

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor. Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Sipas uniformave blu, operacioni ishte pjese e një pune hetimore për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. “Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.   Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga...
Burimi: Opinion.al