Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjata automjetesh

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjata automjetesh

Aksi rrugor Lezhë-Milot është përfshirë nga një trafik i rënduar mbrëmjen e kësaj të diele, me fluks të lartë automjetesh që lëvizin në të dyja drejtimet. Ngarkesa e trafikut është shtuar pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta. Fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata në disa segmente të aksit, ndërsa qarkullimi vijon me vështirësi dhe me vonesa për drejtuesit e mjeteve. Sipas raportimeve nga terreni, trafiku në aksin Lezhë-Milot vijon prej disa orësh, ndërsa drejtuesit e automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe durim gjatë lëvizjes në këtë segment.