“Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”/ Rogerti i del në krah Edit, premton hakmarrje ndaj Jozit?

“Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”/ Rogerti i del në krah Edit, premton hakmarrje ndaj Jozit?

Publikimi i pamjeve nga përplasja fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Mes personazheve që kanë reaguar është edhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj. Rogerti ka publikuar një postim që duket se i drejtohet Edit, duke e mbështetur atë pas videos që po qarkullon. “Mbaje kokën lart vlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenare për djalin e tyne!”, shkruan ai. Në pamjen e shpërndarë prej tij shfaqet gjithashtu fraza: “Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”, ndërsa Rogerti ka vendosur edhe shprehjen në anglisht: “Old age and treachery will always beat youth and exuberance”, që në shqip përcjell idenë se “mosha dhe dinakëria do ta mposhtin gjithmonë rininë dhe vrullin”....