Toni Gogu urdhëron inspektimin e 24 transferimeve në burgje, në listë edhe Erion Veliaj
TONI GOGU TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera në periudhën 16- 27 tetor, sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Mes rasteve që përfshihen në këtë inspektim është edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj drejt burgut të Fierit. Për këtë rast Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura, ndërsa urdhri i ministrit përfshin gjithsej 24 transferime të kryera gjatë 11 ditëve të raportuara./ZËRI
Burimi:
zeri.ai