Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Kuvend se shumica parlamentare ka ardhur për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga skadimi i afatit të 31 korrikut lidhur me pagat e gjyqtarëve, duke theksuar se vendimet për këto paga i takojnë vetëm ligjvënësit. Sipas Gogut, shumica nuk ka ardhur për të anatemuar situatën, por për ta mbushur atë boshllëk me një projektligj të ri. Ai theksoi se pyetja thelbësore që udhëheq këtë proces është: “Kush vendos për pagat e gjyqtarëve?” “Nuk e ka shpikur pyetjen, e ka marrë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili zbërthen parimin kushtetues dhe shkruan: detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, jo i qeverisë, jo i këshillave, por detyrimi i këtij Kuvendi,” deklaroi Gogu. Ministri nënvizoi se paga...