Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari
👁13711
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasti ku për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë një 31 vjeçar. ‘Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit....