Tirana “zgjohet” në trafik/ Radhë kilometrike në Unazën e Madhe, nisja e vitit shkollor shton fluksin

Tirana “zgjohet” në trafik/ Radhë kilometrike në Unazën e Madhe, nisja e vitit shkollor shton fluksin

Kryeqyteti është përballur me trafik të rënduar që në orët e mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në disa segmente të Unazës së Madhe. Fluksi i makinave shtrihet nga zona e Liqenit deri në afërsi të Paskuqanit, ku drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa gjatë lëvizjes drejt destinacioneve të tyre. Pamjet e publikuara tregojnë një numër të lartë automjetesh në qarkullim dhe kolona të krijuara përgjatë aksit. Shkak i trafikut është bërë nisja e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar, që ka rritur ndjeshëm lëvizjen në kryeqytet. Mbi 340 mijë nxënës u rikthehen këtë të hënë bankave të shkollës në të gjithë vendin, ndërsa rreth 25 mijë prej tyre e nisin për herë të parë rrugëtimin shkollor....