Tirana udhëheq e vetme Superligën, fitoret e para në kampionat për Partizanin e Flamurtarin
Flamurtari kampion në basketboll për femra korri fitoren e parë në kampionat. Vlonjatet, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës, fituan 86-60 ndaj Vllaznisë në fushën e tyre, ndeshje ku Morris e Dallas realizuan nga 18 pikë secila për Flamurtarin. Në krye të renditjes, me 4 pikë të plota qëndron vetëm Tirana, që mposhti 82-50 Studentin në derbin kryeqytetas. Ndeshje pa shumë histori, ku për bardheblutë shënuan plot 11 basketbolliste (Lalaj me 16 pikë e 13 rebound më e mira). Në “Asllan Rusi”, skuadra e Partizanit korri suksesin e parë sezonal. Kryeqytetaset mundën 74-43 debutueset e Sopoti, ndeshje pa shumë histori, komanduar që në periodën e parë nga vendaset. Sopoti është skuadra e vetme pa asnjë fitore deri më tani. Superliga-Femra, java e dytë...
Burimi:
telesport.al