Tirana triumfon në derbi, mposht Partizanin në “Air Albania”

Tirana triumfon në derbi, mposht Partizanin në “Air Albania”

Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë siguruan tri pikët falë një paraqitjeje vendimtare në pjesën e dytë, ndërsa sfida dhuroi emocione, gola spektakolarë dhe dy shtylla për të kuqtë. Tirana kaloi në avantazh që në minutën e 7-të, kur Redon Xhixha realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Partizani reagoi dhe në minutën e 13-të Altin Aliu iu afrua barazimit, por tentativa e tij u ndal nga shtylla. Barazimi erdhi në minutën e 36-të. Elson Himallari përfundoi me sukses një kombinim të bukur me Xhuljano Skukën, duke dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 1-1. Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të...