“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon nga burgu Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK: Vendimi më tronditi

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon nga burgu Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK: Vendimi më tronditi

Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka tronditur thellë, ndërsa thekson se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e tij. Sipas Veliajt, nderimi nga Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën apo t’i tregojë gjykatës se çfarë duhet të vendosë, por të shprehë, siç thotë ai, mirënjohjen për kontributin historik të katër ish-drejtuesve të UÇK-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Veliaj u bën thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme. Në deklaratë, ai ndalet edhe te situata e tij personale, duke thënë se prej 19 muajsh ndodhet në izolim dhe pa mundësi reale për të ushtruar...