TIRANA PËRGATITET PËR PROTESTËN, AMBASADA AMERIKANE: SHMANGNI DEMONSTRATAT!
Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim sigurie për shtetasit e saj, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën, 31 tetor, në kryeqytet. Përmes njoftimit, përfaqësia diplomatike amerikane kërkon shmangien e demonstratave dhe paralajmëron për bllokime rrugësh, ndërprerje të transportit publik dhe kufizime të mundshme në funksionimin e institucioneve shtetërore. Ambasada thekson se protestat e ditëve të fundit në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare janë shoqëruar në disa raste me incidente të dhunshme, përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtime të pronës publike e private. Sipas paralajmërimit amerikan, demonstratat mund të shtrihen në rrugët përreth, ndërsa nuk përjashtohet organizimi i tubimeve edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Një tjetër shqetësim lidhet me sigurinë e personave që ndodhen pranë...
Burimi:
ntv.al