Tirana nën flakët e protestave: 272 të lënduar në 5 ditë, 12 persona ende në spital
TIRANË-Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë pesë ditëve të fundit të zhvillimit të protestave, numri total i të lënduarve ka arritur në 272 persona, nga të cilët 169 punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. Vetëm gjatë përplasjeve të ditës së djeshme 17 tetor janë regjistruar në total 65 raste të personave që kanë pësuar lëndime, ndër ta 37 efektivë të Policisë së Shtetit, 24 protestues, 4 kalimtarë (mes të cilëve 1 i mitur). Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.
Burimi:
zeri.ai