Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
👁4758
Shqipëria është mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej në Tiranë, duke sjellë së bashku liderët e 47 shteteve dhe institucioneve kryesore evropiane. Kjo është hera e parë që samiti zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për rajonin dhe një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në kontinent. Një ditë më herët, më 15 maj, në Tiranë do të zhvillohet një darkë pune mes liderëve të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe udhëheqësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ngjarja organizohet bashkë nga Presidenti i...