Tirana mes fjalës dhe lëvizjes, “Sintrak” sjell autorë nga Shqipëria e jashtë saj

Tirana mes fjalës dhe lëvizjes, “Sintrak” sjell autorë nga Shqipëria e jashtë saj

Letërsia dhe koreografia bashkëkohore janë vendosur në të njëjtën hapësirë artistike në Tiranë përmes edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar “Sintrak”, i cili është zhvilluar nga 17 deri më 19 shtator. Festivali ka sjellë në kryeqytet shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe artistë, duke krijuar një program që ndërthur fjalën e shkruar me lëvizjen dhe performancën. Ndër të ftuarit e festivalit kanë qenë edhe dy shkrimtarët bullgarë, Georgi Gospodinov dhe Todor Todorov. Gospodinov, fitues i Çmimit Ndërkombëtar “Booker Prize” në vitin 2023, është një nga emrat e njohur të letërsisë bashkëkohore bullgare dhe është i pranishëm në gjuhën shqipe me veprat “Roman Natyral”, “Fizika e Trishtimit”, “Kohëstrehim” dhe “Kopshtari dhe Vdekja”. Një prej momenteve të veçanta të festivalit ka qenë leximi i poezive të Gospodinovit për herë...