Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Shtatori dhe tetori shpesh konsiderohen si “sezoni i mesëm” për udhëtime dhe pushime, edhe pse numri i vizitorëve ka tendencë në rënie për shkak të rikthimit në punë, ndaj udhëtarët mund të gjejnë oferta të shkëlqyera gjatë kësaj periudhe më të qetë. Ky është artikulli i prestigjiozes britanike “Yahoo UK” ku rendit 5 qytete evropiane me çmime të përballueshme për t’i zbuluar gjatë kësaj periudhe, ku rendit të parin kryeqytetin shqiptar. Platforma britanike thekson se edhe pse një pjesë e njerëzve rithehen në shkollë dhe punë, vjeshta është një kohë ideale për të eksploruar disa nga qytetet më të bukura të Evropës më të qeta dhe pa zhurmën e fluksit të sezonit veror. Shqipëria është një nga tregjet më të mëdha dhe me rritjen më...