“Tirana Gate 2026”, pikëtakim i letërsisë shqiptare dhe evropiane në Tiranë

“Tirana Gate 2026”, pikëtakim i letërsisë shqiptare dhe evropiane në Tiranë

Tirana do të bëhet nga 7 deri më 9 tetor pikë takimi për letërsinë shqiptare, ballkanike dhe evropiane, me edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë për të Rinj “Tirana Gate 2026”. Aktiviteti organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, me temë “Kur flet heshtja – Letërsia që tejkalon kufijtë, sfidon narrativat dhe rikthen zërat e përjashtuar”. Festivali do të trajtojë përmes letërsisë çështje të kujtesës, traumës, identitetit, diasporës, përfaqësimit dhe historive të lëna në skaj. Ky edicion i “Tirana Gate 2026” do të zhvillohet në Vila 31 x Art Explora dhe në hapësira të tjera kulturore të Tiranës, përfshirë Bibliotekën Kombëtare. Në takime dhe panele do të marrin pjesë shkrimtarë, poetë, përkthyes e studiues nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme europiane....