Tifozët e Bayern për rekord, shiten biletat për ndeshjet në “Allianz Arena”

Tifozët e Bayern për rekord, shiten biletat për ndeshjet në “Allianz Arena”

Bayern ka shitur të gjitha biletat për ndeshjet që do luhen në “Allianz Arena” në sezonin e ri të Bundesligës. Tifozët e kampionëve të Gjermanisë do të mbushin shkallët e stadiumit në çdo ndeshje, që ekipi bavarez do zhvillojë në shtëpi. “Që kur ‘Allianz Arena’ u hap 20 vjet më parë, stadiumi ynë është shitur plotësisht për çdo ndeshje. Pa ‘Allianz Arena’, Bayern nuk do të ishte klubi që është sot”, tha Dressen, drejtori i Bayern. Sfida e parë që Bayern do luajë do jetë ajo më 22 gusht ndaj Leipzig.