Thuram: Treguam se jemi skuadër e madhe. Lautaro? Paraqitje prej kapiteni, si gjithmonë

Thuram: Treguam se jemi skuadër e madhe. Lautaro? Paraqitje prej kapiteni, si gjithmonë

17 Prill 2025 8:56 Alfred Lleshi Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Amazon Prime Video”, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, duke eliminuar gjigantët bavarezë: “Jam shumë i lumtur, kemi bërë një ndeshje si skuadër e madhe. Ishte e vështirë, por ia dolëm”. Për Lautaron: “Bëri një ndeshje prej kapiteni, si gjithmonë. Në fund ishim të gjithë pak të shteruar fizikisht”. Për grintën e skuadrës: “Grintë argjentinase, ‘la garra’ tipike”. Për veten dhe Lautaron si dyshe ndaj mbrojtësve të Bayernit: “Faleminderit shumë… Kur flet Luca Toni më kujton një reklamë me Franck Ribéry… (qesh)
Burimi: Telesport.al