Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

I ftuar në studion e ”Të Paekspozuarit”, gazetari Andi Tela ka analizuar veprimin e bërë paradite nga kryeministri Edi Rama, i cili nxori 12 karrige jashtë Kryeministrisë, duke ftuar protestuesit për dialog. Tela tha se e gjitha kjo është teatër, pasi nuk mund të ketë dialog me karrige, për më tepër kur protestuesit nuk e pranojnë dialogun. Tela: Nuk ka dialog me 12 karrige, është teatër i pastër. Nuk ta pranojnë dialogun. Që nga dita e parë e protestës, ti nuk sheh asnjë centimetër lëvizje nga kryeministri. Dudushi: Cilën, për shembull? Tela: Një nga kërkesat ishte anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Dudushi: Po punohet për paketën.