Thirrja e Gent Prognit për qytetarët: Nesër në 09:00 te Kuvendi, dilni për familjen tuaj. Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët
Aktivisti Gent Progni, në fjalën e tij në protestën e 116 qytetare kundër qeverisë kishte një thirrje për qytetarët. Progni u shpreh se nesër në orën 09:00 minuta të gjithë duhet të jenë para parlamentit. Ai u shpreh se qytetarët duhet të dalin për familjet e tyre. Progni nënvizoi se nëse janë shumë persona tek Kuvendi, atëherë parlamentarëve do ju dridhen këmbët. Gent Progni: Nesër në 09:00 mos harroni tek parlamenti. Mund të kapim aty Ulsiun, këdo tjetër parlamentar. Nëse nuk keni arsye për këto emra, hapni llogarinë bankare e shikoni sa lekë ju kanë ngelur. Shikoni sesa ka shkuar çmimi i karburantit, nëse nuk iu mbush mendjen as kjo, shikoni miqtë tuaj në çfarë gjendje janë. Dilni për fëmijën tuaj, familjen tuaj, makinën tuaj....
Burimi:
gijotina.com