Thesari misterioz në Spanjë, 60 vite kërkime, shkencëtarët zbulojnë se përmbante material nga …

Thesari misterioz në Spanjë, 60 vite kërkime, shkencëtarët zbulojnë se përmbante material nga …

  Një thesar i jashtëzakonshëm prej ari, i zbuluar më shumë se 60 vite më parë në Spanjë, ka fshehur një sekret që shkencëtarët arritën ta zbulojnë vetëm pas analizave të hollësishme. Mes objekteve të çmuara ndodheshin edhe dy pjesë të prodhuara nga material me origjinë jashtëtokësore. Bëhet fjalë për Thesarin e Villenës, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të Epokës së Bronzit në Europë. Thesari u zbulua në dhjetor të vitit 1963 nga arkeologu José María Soler García, në qytetin Villena të provincës Alicante. Ai përbëhej nga rreth 60 objekte me peshë totale afro 10 kilogramë, prej të cilave rreth 9 kilogramë ishin ar i pastër. Mes tyre gjendeshin enë, byzylykë, objekte prej argjendi dhe disa pjesë hekuri. Por pikërisht dy objekte të...