Thesari bllokon pagat e magjistratëve, reagojnë shoqatat: Të ndërhyjë Ministria e Financave

Thesari bllokon pagat e magjistratëve, reagojnë shoqatat: Të ndërhyjë Ministria e Financave

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Pagat e magjistratëve dhe të një pjese të administratës së sistemit të drejtësisë nuk janë ekzekutuar, pavarësisht se përllogaritja e tyre është bërë sipas formulës së re të përcaktuar në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar lidhur me situatën, duke e cilësuar të papranueshëm bllokimin e pagesave në fazën e ekzekutimit financiar. Sipas shoqatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë ndërmarrë hapat administrativë për zbatimin e formulës së re të pagave. KLGJ e miratoi pagën referuese bazë me vendimin e datës 26 gusht, ndërsa KLP me vendimin e 28 gushtit, duke parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave...