Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

Përplasja mes FIFA dhe UEFA sa vjen e bëhet më e ashpër. Presidenti i qeverisë së futbollit evropian Alexander Ceferin ka bërë sërish apelin në drejtim të klubeve të Kontinentit të Vjetër për të tërhequr mbështetjen ndaj kreut aktual të FIFA. Ceferin mori pjesë ne Asamblenë e Përgjithshme të EFC(European Football Clubs) në Kopenhagen dhe në fjalën e tij ku iu referua Gianni Infantinos citoi edhe përrallën e njohur të Hans Christian Andersen ‘Rrobat e reja të mbretit’ për t’iu kërkuar klubeve që të mos mbështetet më kreu i FIFA pas planit të tij për të përfshirë investitorë privatë në një kompani të re komerciale për Kupën e Botës. ‘Kohët e fundit bota e futbollit ka dëgjuar të përmenden fjalë shumë komode; zhvillim, demokraci, konsultim-tha...