Tetova sjell programin “Nëntori në Festë 2026” me ekspozita, koncerte dhe teatër

Tetova sjell programin “Nëntori në Festë 2026” me ekspozita, koncerte dhe teatër

18 November, 2026 - 12:00 Qendra e Kulturës në Tetovë ka prezantuar programin “Nëntori në Festë 2026”, i cili përfshin një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike që do të zhvillohen nga 17 deri më 28 nëntor. Programi sjell ekspozita personale dhe kolektive, koncerte muzikore, aktivitete folklorike dhe shfaqje teatrale, duke kulmuar me aktivitetin e organizuar më 28 nëntor, në kuadër të shënimit të kësaj date. Ndër aktivitetet e parapara janë ekspozita personale “Rrënjë të padukshme”, koncerti “Rok përrallë në vjeshtë”, koncerti folklorik me fëmijë, koncerti vjetor i Qendrës së Kulturës “Festojmë Nëntorin”, si dhe paraqitjet e ansambleve dhe grupeve artistike. Programi përfshin gjithashtu ekspozita në hapësirat kulturore dhe shkollore të Tetovës, koncertin e Ansamblit Shtetëror dhe një shfaqje teatrale nga Teatri i Tetovës. Screenshot Aktivitetet...