Brad Pitt dhe Florence Pugh shprehin interesim për rolin e antagonistëve në filmin e ri të James Bondit
Pas përzgjedhjes së Robert Pattinsonit si agjenti i ri 007, aktorët e njohur Brad Pitt dhe Florence Pugh kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e filmit të ardhshëm të serisë “James Bond”, duke synuar rolin e antagonistëve. Brad Pitt e bëri të ditur interesimin e tij gjatë premierës së filmit të ri në Hollywood, ku u pyet nëse do të pranonte të luante kundërshtarin e James Bondit në filmin që do të drejtohet nga Denis Villeneuve. “Do të më pëlqente ta bëja këtë. Do të isha i gatshëm”, u shpreh Pitt, duke iu referuar edhe paraqitjes së Javier Bardemit si Raoul Silva në filmin “Skyfall” (2012), si një standard që do të duhej të ndiqte. Aktori e përsëriti interesimin edhe në një intervistë për...
Burimi:
kultplus.com