“Sytë e ujkut” prezantohet sonte në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Shkup
18 November, 2026 - 12:33 Shfaqja “Sytë e ujkut”, me autor Doruntina Bashën dhe regji të Kushtrim Koliqit, prezantohet sonte, më 18 nëntor, në orën 20:00, në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Shkup. Shfaqja sjell historinë e tri brezave të grave që jetojnë të izoluara në një shtëpizë të largët malore. Gjyshja dhe Nana thurin përralla për ta mbajtur Dilën larg syve të botës, derisa zhdukja e papritur e saj e detyron Nanën të përballet me traumën që i kishte shtyrë drejt izolimit. Në shfaqje interpretojnë Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi. Për shfaqjen është siguruar edhe përkthim në gjuhën angleze./KultPlus.com Screenshot
Burimi:
kultplus.com