Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit

Tetë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit deri në orën 17:30, pas veprimeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimit të zhvilluar sot pranë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Policisë, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe kanë goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e policisë të planëzuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia bën me dije se, gjatë tubimit, efektivët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve, përmes megafonit, që të ndalonin veprimet e kundërligjshme dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm për të mos cenuar perimetrin e sigurisë së Kuvendit dhe për të mos bllokuar rrugën. “Në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit hartoi planin e masave për garantimin e perimetrit të sigurisë, si dhe të rendit e...